Antoneta largohet nga “PërPuthen”/ Vetëm apo me Anduelin?!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Antoneta largohet nga “PërPuthen”/ Vetëm apo me Anduelin?!

Antoneta largohet nga “PërPuthen”/ Vetëm apo me Anduelin?!

Ndonëse disa muaj më parë, nga “PërPuthen” u formua çifti i parë, Geri dhe Ina, nuk ishte e shkruar një gjë e tillë për Antonetën dhe Anduelin.

Edhe pse dyshja ishte shumë pranë formimit të çiftit të dytë në emision, gjithçka përfundoi. Antoneta u shpreh gjerë e gjatë se përse erdhi në këtë vendim dhe përmendi disa komponentë. Ajo tha se e vlerëson shumë Anduelin, por cilësitë që shikon tek mashkulli që kërkon në krahë nuk i shikon të gjitha tek Andueli.

Kjo ishte dhe shkaku kryesor që ajo zgjodhi që të dilte beqare nga emisioni. Ndërsa Andueli, nuk e priti mirë këtë vendim dhe u shpreh i prekur emocionalisht nga e gjithë sa ndodhi.

Advertisement

Antoneta: Kemi pasur mundësinë të njihemi. Ti ke qenë takimi i dytë i imi. Ka pasur shumë dinamika, disa momente largime dhe disa momente ngrohje. Ka pasur shumë gjëra dhe ka gjëra që i vlerësoj tek ty. Të vija në këtë moment është shumë e vështirë. Kam një vlerësim të madh për ty Anduel. Kam arritur të njoh goxha mirë, të vlerësoj shumë si njeri. Çështja është shumë e vështirë për të dhënë diçka tani. Për ty mund të jetë gabim ta zgjas këtë gjënë kaq shumë. Disa momente kam dashur ta lë si gjë. Por fakti që unë pëlqeja diçka për ty dhe prandaj kam vazhduar. Herët e fundit kemi pasur disa diskutime dhe është momenti që të them nuk e shoh Antonetën dhe Anduelin si çift. Po Andueli si njeri pozitv dhe njeri i mirë është akoma, por duhet një gjë dhe që të ngacmoj. Uroj të mos të bëj të ndihesh keq. Uroj të kem pasur të drejtë, kur kam perceptuar që është pëlqim nga ana jote. Unë kam dhe shumë emocione. Unë mendoja që edhe deri diku ke kuptuar diçka në takimet tona, takimet shkonin mirë por nuk kishte ndonjë afrimitet mes nesh.

Andueli: Unë në fillim kur kam hyrë këtu jam tërhequr fizikisht nga Antoneta. Por fizikisht nuk mund të thotë shumë. Fizikisht nuk do të thotë që përputhesh. Ndihem keq nga një anë sepse të dy humbëm diçka.

Antoneta: Unë në fakt jam përpjekur të jem sa më e hapur dhe e qartë pa u shprehur. Por sjellja ime, mënyra se si i sjellja bisedat. Nuk ka problem me ty dhe me mua, është ajo që thash nuk përputhemi. Në perceptimin tim kam një vlerësim të madh te ty, por deri këtu. Dola me qëllim për t’u njohur me ty.

Andueli: Të njëjtën gjë kam bërë dhe unë. Kam qëndruar këtu me ty sepse realisht më ke pëlqyer shumë. Por kjo është jeta dhe duhet të përballemi.

Advertisement

Antoneta: Edhe sikur unë të thoja që do të dalim do të ishte humbje. Edhe sikur të lidheshim të paktën në konceptim tim besoj që do të kishte përplasje. Unë jam përpjekur të jem shumë e ftohtë dhe të analizoj gjërat. Unë besoj që nuk do të ecte mes nesh.

Andueli: Ne shpenzuam gjithë këto kohë dhe ato elemente që paske lënë mënjanë tek unë, nuk e ke shprehur. Unë jam ndier shumë mirë këtu në studio. Normalisht dhe prandaj kam qëndruar.

Antoneta: Unë e kam analizuar gjërat shumë mirë, i shikoj gjërat shumë ftohtë dhe duhet prandaj e vonoj dhe vendimin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy