Bëri krenarë të gjithë shqiptarët, Kim largohet papritur nga “American Idol”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bëri krenarë të gjithë shqiptarët, Kim largohet papritur nga “American Idol”

25-vjeçari shqiptarm Kim ka emocionuar dhe rrëmbyer zemrat e jurisë së American Idol dhe ka bërë krenarë shqiptarët në të gjithë botën.

Djali i talentuar nga Kosova ka mahnitur jurinë jo vetëm me zërin e tij, por edhe me historinë e tij personale dhe rrëfimin për luftën në Kosovë. E në skenë nuk munguan lotët kur ai këndoi për nënën e sëmurë që nuk e takonte prej 6 vitesh.

Por duket se “American Idol” tashmë mbetet një ëndërr e realizuar dhe Kim ka lajmëruar se tërhequr nga gara, me dëshirën e tij.

“Dua t’ju njoftoj the gjithve se nuk do të performoj në javën e Hollywood. Jam shumë mirënjohës i American Idol që më dha mundësinë të ndaj historinë time dhe të lidhem me njerëz nga e gjithë bota. Kam takuar disa njerëz të jashtëzakonshëm gjatë procesit dhe ju jam shumë mirënjohës të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë. Kjo ishte një ëndërr e realizuar dhe nuk do të ishte e mundur pa ju. Ju lutemi vazhdoni te me mbeshtetni pasi qe ky është vetëm fillimi. Ka shumë më tepër nga Kimi për të ardhur. Ju dua të gjithëve. ❤”, shkroi ai./vizionplus.tv

Advertisement

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kimi (@urboykimi)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy