minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Brad Pitt ngre akuza ligjore për Angelinën, gjyqi pritet të marrë përmasa të mëdha - Struga.info


Brad Pitt ngre akuza ligjore për Angelinën, gjyqi pritet të marrë përmasa të mëdha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Brad Pitt ngre akuza ligjore për Angelinën, gjyqi pritet të marrë përmasa të mëdha

Drama mes aktorëve Brad Pitt dhe Angelina Jolie pritet të marrë përmasat e gjyqit të Johnny Depp me Amber Heard. Kjo pasi ish çifti, i cili u nda në 2016, jo vetëm që nuk ka rënë ende dakord për kujdestarinë e fëmijëve, por kanë mosmarrëveshje të tjera dhe Pitt e ka hedhur në gjyq.

 

Pitt ka mësuar se Angelina Jolie i kishte shitur gjysmën e vreshtit të tyre të famshëm francez një ‘oligarku rus’ nga një deklaratë për shtyp. Ata të dy kishin një marrëveshje që nuk lejonte shitjen e vreshtit në Francë, pa rënë të dy dakord, pasi ai ishte edhe vendi ku u martuan në 2014.

 

Advertisement

Por Pitt i habitur, zbuloi se ish-gruaja e tij kishte shitur ‘fshehurazi’ 50 për qind të aksioneve të saj kur një deklaratë për shtyp e vitit 2021 njoftoi se ai kishte partnerë të rinj biznesi.

 

‘DailyMail’ raporton se blerësi ishte pjesë e një konglomerati vodkash ‘të lidhur me Rusinë’, i kryesuar nga një oligark miliarder, i cili do të përdorte lidhjen e Hollivudit për të pastruar reputacionin e tij.

 

Advertisement

“Siç do të tregohet në gjyq, veprimet e Jolie ishin të paligjshme, duke dëmtuar rëndë dhe qëllimisht Pitt dhe duke e pasuruar padrejtësisht veten”, thuhet në dokumentin, i depozituar në Gjykatën e Lartë të LA dhe i marrë ekskluzivisht nga DailyMail.

 

Përshtati: Living

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy