Britney Spears dështon të marrë pavarësinë financiare dhe jetësore nga babai

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Britney Spears dështon të marrë pavarësinë financiare dhe jetësore nga babai

Refuzohet kërkesa e këngëtares Britney Spears për të mos qenë nën mbikëqyrjen e babait.

 

Avokati i Spears pritet të paraqesë një kërkesë të re që ajo të lirohet plotësisht nga kontrolli i të atit. Babai i Spears, Jamie paguhet 16,000 dollarë në muaj për të menaxhuar pasurinë e saj prej 60 milion dollarësh.

 

Advertisement

Pak ditë më parë, këngëtarja 39-vjeçare bëri bujë në të gjithë botën me kërkesën e saj për të rifilluar kontrollin e financave dhe jetës së saj.

 

Këngëtarja tregonte se është traumatizuar nga kontrolli i babait të saj, e për pasojë iu është nënshtruar vlerësimeve të shumta psikike dhe ilaçeve. Ajo ka kërkuar që dëshira e saj më e madhe është që kujdestaria e të atit të marrë fund njëherë e mirë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy