Bujar Qamili flet për “tradhtinë” ndaj bashkëshortes: Kap njëri e puth tjetri, ja çfarë gënjeshtrash… (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bujar Qamili flet për “tradhtinë” ndaj bashkëshortes: Kap njëri e puth tjetri, ja çfarë gënjeshtrash… (FOTO)

Bujar Qamili flet për “tradhtinë” ndaj bashkëshortes: Kap njëri e puth tjetri, ja çfarë gënjeshtrash… (FOTO)

Ai është një nga këngëtarët më të dashur të publikut shqiptar, e herë pas here tërheq vëmendjen e të gjithëve me deklaratat që bën në intervista të ndryshme.

Është fjala për Bujar Qamilin, i cili së fundmi ka folur për jetën e tij personale dhe mbështetjen që ka pasur nga bashkëshortja përgjatë këtyre karrierës muzikore.

Qamili ka zbuluar se ndodh që bashkëshortja që mërzitet kur janë duke ecur bashkë në rrugë, pasi ai është shumë i njohur. Duke qenë se atë e ndalojnë fansat duke e puthur dhe duke biseduar me të, duket se kjo e bezdis shumë bashkëshorten e tij.

Advertisement

“Më shumë mërzitet me mua kur eci me të rrugës. Unë ndalem, kap njëri, puth tjetri, jo fotogafi apo muhabet dhe ajo e shkreta ec,ec. Ka raste që më thotë të pres tek vendi ku ishim nisur,”- tha këngëtari.

Ndërsa mes batutave dhe humorit, rrëfeu “tradhtitë” ndaj bashkëshortes. Ai u shpreh se në fillim të karrierës bashkëshortja e shoqëronte nëpër koncerte sepse kishte qejf të shihte shtetet e ndryshme.

Por duke qenë se Qamili dëshironte të udhëtonte vetëm e gënjente duke thënë se po shkonte në të njëjtat vende që ajo i kishte parë.

“Në fillimet, vinte se kishte qejf me pa. Ka qenë në 6-7 shtete, në SHBA, Angli, Itali, Norvegji, Suedi, Danimarkë, në Luksemburg etj. Me kalimin e kohës kisha një fije qejf sikur me dal vetëm edhe i thoja po shkoj aty ku ti ke qenë një herë. E më thoshte, jo mo se nuk do vij, shko ti,”- tha këngëtari i ftuar në emisionin “Ditë e Re”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy