Bujaria e Taylor Swift/ Dhuron shumën e majme për një studente

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bujaria e Taylor Swift/ Dhuron shumën e majme për një studente

Këngëtarja Taylor Swift ka dhuruar 23,000 mijë për një studente në Londër që po përpiqet të mbledhë fondet për të marrë një kurs matematikor në Universitetin e Warwick.

Studentja Vitoria Maria jeton prej katër vitesh në Mbretërinë e Bashkuar, pas lëvizjes nga Portugalia.

Advertisement

“Unë shqetësohesha shumë për paratë, çfarë duhet të bëj dhe nëse duhet të kërkoja punë. Ajo në të vërtetë e bëri ëndrrën time të realizohej”, tha ajo.

Këngëtarja amerikane shkroi një mesazh në faqen e mbledhjes së fondeve për Vitorian pasi konfirmoi dhurimin e saj.

Në atë fazë, Vitoria kishte mbledhur gati gjysmën e shumës që i duhej. Gjithsej asaj i nevojiteshin 40 mijë paund.

Advertisement

“Vitoria, unë hasa historinë tuaj në internet dhe jam shumë e frymëzuar që ju keni forcë dhe përkushtim për të kthyer ëndrrën tuaj në realitet. Unë dua t’ju dhuroj pjesën tjetër të shumës për të arritur qëllimin tuaj. Pac fat në gjithçka që bën”, shkroi Taylor.

Vitoria tha se familja e saj nuk mund të përballonte për të mbështetur atë dhe ajo kishte nevojë për fonde për të paguar akomodimin e saj, për tu pajisur me një laptop, libra shkollorë dhe të gjitha kostot e saj të jetës.

Bujaria e Taylor Swift/ Dhuron shumën e majme për një studente shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy