Butrinti e tha vetë! Bashkëpunimi i verës është gati.

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Butrinti e tha vetë! Bashkëpunimi i verës është gati.

Kanë kaluar vetëm pak orë nga ditëlindja e 24 e Butrint Imerit dhe vetë këngëtari na ka zbuluar paksa një sekret që pritet të shpërthejë shumë shpejt.

Një javë më parë Butrinti publikoi këngën “Si përpara” e cila momentalisht numëron 2.8 milion klikime ne Youtube dhe është në top 10 e klasifikimeve shqiptare. Këngëtari ka vendosur që këtë verë të sjellë një tjetër këngë e cila do të jetë bashkëpunim, por akoma nuk dihet se me kë.

Advertisement

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari I cili në një postim në Instagram I është përgjigjur menaxherit të tij Denis Avdiu duke I thënë: “ A pe qesim bashkëpinimin? ”. Një koment ky I bashkëngjitur me disa emoji I cili tregon se kënga do jetë një bombë e vërtetë dhe do të kërcehet në të gjitha clubet këtë verë.

Kujtojmë që bashkëpunimi I fundit I Butrint Imerit ishte ai me Ermal Fejzullahun ku risollën këngën “Për një dashuri” e cila numëron 12 milion klikime.

Advertisement

Butrinti e tha vetë! Bashkëpunimi i verës është gati. shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy