![Çfarë po ndodh me shëndetin e Kate Middleton? Pallati Mbretëror reagon për herë të parë](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/03/550219b0-a451-11ec-9ef4-466a6923f8b3-583x400.jpeg)
Një deklaratë e rrallë në lidhje me gjendjen e Princeshës Kate Middleton është bërë nga Buckingham Palace, teksa teoritë e konspiracionit rreth shëndetit të saj kanë shpërthyer.
Një zëdhënës i pallatit ka thënë:
“Ne ishim të qartë që në fillim për Princeshën e Wellsit. Nuk do të shfaqet deri në Pashkë dhe Pallati do të japë vetëm informacione të mëtejshme në rast se ndodh diçka e rëndësishme. Ajo është mirë”.
Teoritë e konspiracionit filluan të shpërthejnë në Britani, pas mungesës së Princit William në ceremoninë përkujtimore të ish-mbretit Kostandin, i cili ishte kumbari i tij. Tabloidët e lidhën këtë mungesë të veçantë me gjendjen shëndetësore të Kate Middleton.
Gjithsesi, Kate ka udhëtuar në shtëpinë e tyre familjare në Norfolk dhe ky është gjithashtu një lajm i mirë për gjendjen shëndetësore të saj./vizionplus.tv