Chiara Ferragni rikthehet në TV, çfarë tha për ndarjen nga Fedez

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Chiara Ferragni rikthehet në TV, çfarë tha për ndarjen nga Fedez

Blogeria dhe biznesmenia e njohur italiane Chiara Ferragni është shfaqur për herë të parë në Tv pas të gjithë zhurmës së shkaktuar në rrjetet sociale për mashtrimin e bamirësisë dhe së fundmi ndarjes pas kaq vitesh martesë me Fedez.

Miliarderia ishte e ftuar në “Che Tempo che Fa”, në të cilin u shpreh se është lënduar nga sulmet që ka pasur dhe se gjërat duheshin bërë dhe shpjeguar në një mënyrë tjetër.

Sa i përket ndarjes nga Fedez, ajo tha: “Ne flasim, jemi dy të rritur që e duam njëri-tjetrin dhe prandaj nuk mund t’i mbyllim lidhjet brenda ditës. Të dy po përjetojmë një periudhë krize, i kemi pasur edhe në të kaluarën, kjo është pak më e fortë, ndaj le të shohim.

“Gjithmonë mendohet se një personazh pas ekranit është një personazh artificial. Gjithmonë mendohet se pas çdo lëvizjeje që bëj, ka një grup ekspertësh, dikush që më këshillon, e që vendos që unë dhe burri im të distancohemi për t’i bërë njerëzit të mendojnë se ka krizë. Por nuk është kështu, nuk ka strategji, më vjen keq që njerëzit mendojnë kështu”, u shpreh Ferragni./vizionplus.tv

Advertisement

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy