Cili është personi i tretë që po ndan Chiarën nga Fedez

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Cili është personi i tretë që po ndan Chiarën nga Fedez

Çifti më i përfolur i momentit nga publiku Chiara Ferragni dhe Fedez, të cilët thuhet se janë ndarë, i kanë bërë ndjekësit të shohin me vëmendje lëvizjet e tyre tashmë pas lajmit që bëri bujë. Prej shumë kohësh njerëzit po flasin për krisjen e marrëdhënies së tyre dhe ikjen e Fedez nga shtëpia.

Sipas medieve italiane shkaku i ndarjes së tyre është një person i tretë dhe bëhet fjalë për presidentin e shtëpisë së modës Tomaso Trussardi, njëkohësisht dhe ish-bashkëshorti i Michelle Hunziker.

Por 40-vjeçari i mohon kategorisht këto lajme duke reaguar edhe në një postim në Instagram.

“Ne e njohim Chiara Ferragni-n prej shumë vitesh. Meqenëse ishte një ‘blogere’ e thjeshtë, por e talentuar. E cila ende luftonte për t’u ftuar në sfilata. Më duhet të them se ka pasur gjithmonë vetëm një marrëdhënie vlerësimi dhe simpatie profesionale me të gjithë familjen nga të dyja palët”./Living/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy