“Çmendi” të gjithë që në daljen e parë në publik, Tayna premton fansat: Do vazhdoj të… (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Çmendi” të gjithë që në daljen e parë në publik, Tayna premton fansat: Do vazhdoj të… (FOTO)

Ajo është një reperet më në zë të momentit dhe ndër më të dashurat për publikun.

Bëhet fjalë për Tayna-n, e cila u prezantua për publikun për herë të parë me bashkëpunimin me Don Phenom, “Columbiana”.

Menjerëherë Tayna u kthye në reperet më të komentuara në showbiz-in shqiptar, jo vetëm për muzikën po edhe për postimet në rrjetet sociale.

Advertisement

Reperja nuk ndaloi së publikuari projekte të reja si vetëm ashtu edhe bashkëpunime, që priteshin mirë nga fansat e saj.

Ndërkohë përmes një postimi në “Instastory”, Tayna ka zbuluar se sot festoon dy vjetorin e karrierës së saj.

Me këtë rast, ajo ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur që prej fillimit dhe i ka premtuar publikisht fansave të saj se do të vazhdojë t’i argëtojë.

“U bënë 2 vite karrierë! Prej atëherë jam rrit çdo këngë e më shumë e po më duket që jam që 20 vite këtu! E për këtë ju jam falenderuese juve krejtve që vazhdoni m’i dëgju këngët e mia, e unë kam me vazhdu me ju argëtu!”- shkruan ajo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy