Dafina Zeqiri “hap” zemrën: Më thonin s’ke baba dhe nuk do të ecësh kurrë në jetë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ajo është pa diskutim një nga emrat më të njohur dhe të suksesshëm në muzikën shqiptare, ndër të paktat artiste që ka eksploruar thuajse të gjitha rrymat muzikore që nga popi, jazzi e deri tek reggae, aq sa nuk do ta ekzagjeronim aspak në se ju themi se queen Daffy, mbretëresha Dafina, është një kameleon i vërtetë në skenë.

Megjithatë për të arritur aty ku është sot, Dafinës i është dashur shumë punë dhe sakrifica, peshën e të cilave e ka mbajtur e vetme mamaja e saj.

Advertisement

Këngëtarja e njohur ka njoftuar se shumë shpejt do publikojë albumin e saj më të ri të titulluar “Dafina Moj”, i cili ka në fokus jetën e saj private, sfidat që ka kaluar dhe shumë gjëra të tjera të rëndësishme.

“Do të mësoni një pjesë shumë të madhe timen në albumin tim ‘Dafinë Moj’. Ka pasur njerëz që më kanë thënë s’ke baba, s`ke me ec përpara. Ti ke me arrit shumë në jetën tënde. Më shiko mua ku jam sot. Dhe ne kemi pasur një jetë të vështirë, me sfida. Nëna ka qenë e sëmurë dhe na ka rritur neve, tre goca, vetë. Ne jemi kujdesur për njëri-tjetrin. Dhe e di sa e vështirë është me qenë vetëm goca në një familje. Sa punë duhen bërë në shtëpi e duhet me u rrit para kohe. S’ke kohë me dalë si fëmijët e tjerë, me lujt. Disa gjëra duhet me i lënë mënjanë, për me u kujdes për njëri-tjetrin”, ka shkruar ndër të tjera Dafina./ Living

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy