Dafina Zeqiri merr dhuratën e veçantë nga gjenerali i KFOR-it

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dafina Zeqiri merr dhuratën e veçantë nga gjenerali i KFOR-it

Artistja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka marrë një dhuratë simbolike nga gjenerali turk i KFOR-it, Ozkan Ulutas.

Lajmin e bëri të ditur  Dafina përmes një postimi në Instagram.

Dafina kishte vizituar sot bazën e KFOR-it në Prishtinë, vizitë prej së cilës mori një medalje nga gjenerali turk Ulutas, ajo gjithashtu vizitoi edhe zyrat e radios K4, për nderë 25 vjetorit.

Advertisement

“Sot isha në bazën e Kforit në Prishtinë po ashtu në RADIO K4 me rastin e 25 vjetorit. Unë ndihem e privilegjuar që u nderova nga gjenerali Ozkan Ulutas”, shkruan Dafina në Instagram.

Disa ditë më parë, edhe  Ledri Vula mori dhuratë simbolike nga KFOR-i.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy