Debatet në fermë, Ditea tregon zënkat mes fermerëve: Nuk jam e urtë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Debatet në fermë, Ditea tregon zënkat mes fermerëve: Nuk jam e urtë!

Pak para fillimit të spektaklit të mbrëmjes, Ditea ka përmendur debatet që ajo është përfshirë gjatë qëndrimit të saj në “Ferma VIP”.

Ajo tha se ka debatuar me Dijonisin në lidhje me mënyrën sesi vajzat vishen, ku ky i fundit ka thënë se gruaja që ai do të ketë përkrah duhet të vishet serioze.

Ajo u shpreh se nuk është një vajzë e qetë dhe se do të ngrejë gjithmonë zërin për çështje të tilla.

“Kam pasur një debat me Dijonisin, kaloi në feminizëm më pas. Mos të dukem si e urtë. U diskutua diçka dhe Dijonisi tha që ti je grua për shtëpi dhe unë u ndjeva në siklet. Ai tha që e dua gruan që të vishet serioze dhe unë i thash mos fol kot dhe ai ma mori për keq. Dijonisi mendoi se doja që ai të dukej keq”, tha Ditea. /vizionplus.tv/

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy