Diva e muzikës botërore që do të “jetojë” mes nesh përgjithmonë. Ja sa vite do të festonte sot Tina Turner

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Diva e muzikës botërore që do të “jetojë” mes nesh përgjithmonë. Ja sa vite do të festonte sot Tina Turner

E magjishmja, diva e muzikës botërore, artistja e rrallë zëri dhe kujtimet e së cilës do t’i mbijetojnë padiskutim kohërave, sot do të festonte ditëlindjen e saj të 84-t.

Për Tina Turner janë të vështira fjalët me të cilat puna, talenti dhe personi i saj të përshkruhet, pasi ka lënë pas hite të jashtëzakonshme si “Proud Mary”, “What’s Love Got to Do with It”, etj., si dhe gjatë jetës së saj ka qenë një histori frymëzimi për shumë njerëz në botë.

 

Diva e muzikës botërore që do të "jetojë" mes
Ajo ngelet simbol i vendosmërisë, me një zë të fuqishëm dhe një pararendëse e emancipimit të gruas, e cila tregoi se si është e mundur të rikthehesh nga humnera e thellë dhe më pas të shpengosh veten si një grua e suksesshme dhe artiste. Ajo ka thyer rekorde gjatë gjithë karrierës së saj, ka tejkaluar 200 milionë rekorde të shitura në mbarë botën, ka fituar 12 çmime Grammy dhe në vitin 2021 është futur në “Rock and Roll Hall of Fame”.

Advertisement

Diva e muzikës botërore që do të "jetojë" mes
Turner u nda nga jeta më 24 maj të këtij viti në shtëpinë e saj në Zvicës, pas një beteje të gjatë me sëmundjen që i kushtoi jetën./Living/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy