Divorci i Bill Gates zbuloi të pathëna/ Foto nga shtëpia ku ai kalonte fundjavën me të dashurën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Divorci i Bill Gates zbuloi të pathëna/ Foto nga shtëpia ku ai kalonte fundjavën me të dashurën

Divorci i Bill dhe Melina Gates pas 25 vitesh martesë zbuloi pakte e marrëveshie të thëna e të fshehura, të shkruara e të pashkruara. Një ditë më parë ‘Time’ zbuloi se Bill Gates vazhdonte të bënte pushime me ish-të dashurën e tij,  Ann Winbland. Madje çifti kishte firmosur një marrëveshje, në bazë të së cilës Melinda pranonte të pajtohej me faktin që Bill të kalonte një fundjavë në vit me ish-in e tij. Sot Daily Mail ka publikuar pamje nga shtëpia e pushimit ku Bill dhe Ann shkonin një fundjavë në vit, për të bërë xhiro buzë detit e për të kalëruar.

Shtëpia, e cila ndodhet në Karolinën e Veriut, ka 4 dhoma gjumi, 2 tualete dhe një kalim privat për në plazh. Ajo ka një arredim modest ku përveç mureve, parketeve dhe tavaneve prej druri, edhe mobiliet kanë një detaj të tillë. Prenotimi i saj për një javë kushton 3.505 dollarë dhe tani që Bill u nda nga Melinda e s’ka më marrëveshje, ndoshta ata të dy do të kalojnë më shumë fundjava atje./ Living

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy