Divorci mbretëror? Të ftuarit diskutojnë në “Vizioni i Pasdites” ndarjen e vitit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Divorci mbretëror? Të ftuarit diskutojnë në “Vizioni i Pasdites” ndarjen e vitit

Divorci i çiftit Zogu-Zaharia ishte tema e diskutimit në studion e “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus.

Për të folur për këtë temë në studio ishin të ftuar gazetari Andi Llabuti, psikologia Gejsi Anamali dhe avokati Gylsen Zhllima.

I pyetur nga moderatorja Prifti se si ndahet pasuria, avokati Zhllima tha se kjo varet nëse ka patur kontrratë paramartesore ose jo, prandaj mbetet për tu mësuar ditët e ardhshme.

Sa i përket

Advertisement

Brikena Prifti: Si funksionon në këtë rast?

Zhllima: Për mua janë të gjithë shtetas shqiptarë. Shqipëria është Republikë Parlamentare dhe ne nuk kemi asnje mbretëri. Në rastin konkret të gjithë personat do t’i drejtohen gjykatës. Mesa kuptova unë palët kanë gjetur avokat dhe ata mund të bëjnë edhe një kërkesë në gjykatë se cila palë do të mbajë fëmijën dhe se si do të bëhet takimi midis palëve. Gjithë këto duhet të kryehen në akte respektimi.

Brikena Prifti: Të gjithë janë me të drejta të barabarta?

Zhllima: Sigurisht. Në pjestimin e pasurisë është një proces tjetër.

Advertisement

Brikena Prifti: Si ndryshon jeta e të dyve?

Zhllima: Nëse shkojmë në procesin e gjykatës, palët do të bëjnë seancën e pajtimit. Gjykata do të pyesë palët nëse janë dakord apo jo për ndarja. Sa i përket pjesës së pasurisë, duhet të shohim kontratën paramartesore.

Anamali: Asnjë femër nuk prish një familje pa patur një motiv. Elia në vijim do të risë një vajzë, patjetër që figura e babait do të ketë, por nuk do të jetë prezente. Asnjëra nga ne nuk ka dëshirë të shkatërrojë gjithçka.

Brikena Prifti: Ka dhe gra që marrin vendimin?

Advertisement

Anamali: Patjetër që ka, por janë probleme madhore, që shoqëria shqiptare ka shumë. Në këtë rast impakti emocional është shumë i madh për të. Një marrdhënie prej 7 vitesh nuk është pak, është investim për një femër, shumë i rëndësishëm. Hapat në vijim do të jenë shumë të vështira për të kalaur këtë episod.

Brikena Prifti: Mendoni se Princi e ka vuajtur më pak?

Anamali: Meshkujt kanë një mënyrë ndryshe për t’i përjetuar emocionet. Nëse femrat impaktine  parë i kanë emoocionale, meshkujt i bëjnë me mendje.

/Vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy