Divorci me Ariana Grande i “del për mirë”, Dalton Gomez përfiton 1.25 milionë dollarë dhe gjysmën e shtëpisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Divorci me Ariana Grande i “del për mirë”, Dalton Gomez përfiton 1.25 milionë dollarë dhe gjysmën e shtëpisë

Ariana Grande dhe Dalton Gomez janë divorcuar zyrtarisht.

Një vendim i Gjykatës së Lartë të Los Anxhelosit për zgjidhjen e martesës së yllit të popit me ndërmjetësin e pasurive të paluajtshme u finalizua të martën, sipas Associated Press. Ata ishin të martuar për gati tre vjet dhe kishin një marrëveshje paramartesore dhe nuk kanë fëmijë.

Për paramartesën, Grande do t’i paguajë Gomez një shumë prej 1.25 milionë dollarësh. Ajo gjithashtu do t’i japë atij gjysmën e të ardhurave nga shitja e shtëpisë së tyre në Los Anxhelos dhe do të mbulojë deri në 25,000 dollarë nga tarifat e tij ligjore.

Grande dhe Gomez u ndanë më shumë se një vit më parë, sipas dokumenteve të gjykatës, dhe ajo paraqiti një kërkesë për divorc në shtator, duke përmendur dallimet e papajtueshme. Ish-çifti ranë dakord për një marrëveshje në tetor, por iu kërkua të prisnin gjashtë muaj që urdhri i gjyqtarit të hynte në fuqi./vizionplus.tv

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy