
Këngëtarja dhe aktorja Egli Tako është bërë një personazh mjaft i përfshirë në mediat rozë dhe në rrjetet sociale. Bujën më të madhe ajo e mori gjatë periudhës së ndarjes me Olsi Bylykun duke shkaktuar një zhurmë të madhe në rrjet.
Që pas ndarjes, Egli Tako është tërhequr nga televizioni, por e ka kompesuar këtë mungesë në ekran me aktivimin në rrjetet sociale.
E përkushtuar së fundmi në mirëmbajtjen e vetes dhe paletër, ajo ka pësuar një ndryshim drastik në trupin e saj të tonifikuar.
Ajo ka ndarë foto të progresit të trupit të saj, por është surprizuar nga komenti i një ndjekësje.
“Kishe zën rehat me…, tani do të zësh ndonjë tjetër prandaj po bën trup”, i shkruan ajo.
“S’ka nevojë të lë emër se goca jemi, të gjitha diskutojmë me shoqërinë, por të mendosh që trupi e shëndeti mbahen për të kapur një mashkull… Ju lutem vajza, mo…”- ishte përgjigja e Eglit./vizionplus.tv