“Dua të më kthehet jeta ime, dua një fëmijë”, Britney Spears kundër kujdestarisë së të atit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Dua të më kthehet jeta ime, dua një fëmijë”, Britney Spears kundër kujdestarisë së të atit

Ylli i popit, Britney Spears ka thyer heshtjen dhe për herë të parë ka rrëfyer në një seancë plenare në lidhje me kujdestarinë e babait të saj të urdhëruar nga gjykata.

 

Këngëtarja ka treguar se është traumatizuar nga kontrolli i babait të saj, Jamie Spears, e për pasojë iu është nënshtruar vlerësimeve të shumta psikike dhe ilaçeve. Ajo ka kërkuar që dëshira e saj më e madhe është që kujdestaria të marrë fund njëherë e mirë.

 

Advertisement

Ajo tha se i është dashur të gënjejë dhe të mos flasë asnjëherë për këtë çështje në publik, pasi askush nuk do ta besonte.

 

Jatë rrëfimit të saj, këngëtarja ka treguar se dëshiron të martohet dhe të ketë fëmijë në të ardhmen.

 

Advertisement

Mirëpo, sipas saj, kjo gjë i është ndaluar deri tani që të mbetet shtatzënë për shkak të rregullave ligjore, që u vendosën në fuqi në 2008, sepse kujdestarët e saj nuk aprovojnë heqjen e kontrollit të lindjes.

 

“Së fundmi më thanë se nuk jam në gjendje të martohem ose të kem një fëmijë. Kam një IUD* (Pajisje që ndalon shtatzëninë  pajisje kontraceptive intrauterine) brenda vetes që të mos mbetem shtatzënë. Do doja ta hiqja në mënyrë që të kem një fëmijë tjetër, por kjo e quajtur ‘skuadër’ nuk më lejon të shkoj te mjeku sepse nuk duan që unë të kem fëmijë të tjerë. Me të vërtetë besoj se kjo kujdestari është abuzive”, tha Britney.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy