E akuzuan për abuzim seksual, Justin Bieber u kërkon 20 mln dollarë 2 vajzave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E akuzuan për abuzim seksual, Justin Bieber u kërkon 20 mln dollarë 2 vajzave

Ndjekësit e Justin Bieber mbetën të shokuar kur dy vajza të reja e akuzuan artistin për abuzim seksual në një hotel.

Këngëtari, që refuzon të flasë rreth kritikave të marra së fundmi, këtë herë është treguar shumë i hapur me mediat.

“Normalisht nuk para përgjigjem për situate të tilla sepse më kanë akuzuar shumë gjatë gjithë karrierës time. Por kjo ishte e tepërt, sepse preken bashkëshortja ime dhe ekipi im,” tha këngëtari.

Advertisement

“Zërat janë zëra, por një akuzë për abuzim seksual s’është diçka që kalohet lehtë. Do t’i kallëzoj për shpifje dy vajzat,” tha Bieber.

Ndërkohë mediat amerikane bëjnë me dije se këngëtari kanadez u ka kërkuar 20 milionë dollar dëmshpërblim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy