E kritikuan se puthi djalin në buzë, Jonida Maliqi u përgjigjet ndjekësve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E kritikuan se puthi djalin në buzë, Jonida Maliqi u përgjigjet ndjekësve

Jonida Maliqi është një nga personazhet më aktivë në rrjete sociale, ku ndan me ndjekësit projektet e saj më të fundit apo dhe momente nga përditshmëria e saj. Fundjavën që lamë pas, Jonida e kaloi në malin e Dajtit, nga ku ka ndarë një foto me djalin e saj, Danin, teksa shfaqet duke e puthur në buzë.

“Dashuri e pakushtëzuar që të ringjall çdo ditë e më shumë????,”- shkroi ajo krahas fotos, që nxiti replika.

Mirëpo, një gjest i tillë nuk është pritur mirë nga një ndjekëse e cila ka komentuar: “Të puthësh fëmijën në buzë është kthyer në modë. Personalisht s’më duket e këndshme.” Ky koment ngjalli reagimin e Jonida Maliqit, e cila i kërkoi ndjekëses të merret me gjëra më të rëndësishme në jetë dhe të mos ndërhyjë në jetën e saj personale.

“Ç’lidhje ka moda me dashurinë nëse ti e ke problem është punë për ty. Edhe këtu pretendoni të keni akses? Merruni me gjëra më të rëndësishme në jetë se jeni dendur nga negativiteti që kërkoni domosdoshmërish ta gjeni në çdo vend edhe atje ku nuk ju takon. Javë të mbarë!”- shkroi këngëtarja.

Advertisement

Por fansja, iu është kthyer sërish duke u shprehur se ky është vetëm një opinion i saj personal dhe jo revoltim, duke theksuar se nuk përmendi ton fyerës apo “thumb” ndaj saj./ Living

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy