E lindi fëmijën brenda ambasadës,historia e rrallë e gruas shqiptare: Nga frika më nisën dhimbjet e lindjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E lindi fëmijën brenda ambasadës,historia e rrallë e gruas shqiptare: Nga frika më nisën dhimbjet e lindjes

Përpara viteve ’90, me hapjen e ambasadave në Shqipëri, shumë shqiptarë synuan të largoheshin nga vendi për një jetë më të mirë. Në mesin e tyre, gjejmë dhe histori të rralla, të padëgjuara më parë, si rasti i Valbona Malokut, krutanes që më 7 Korrik 1990 lindi fëmijën e saj të parë brenda mureve të Ambasadës Gjermane. E ftuar përmes skype në emisionin “Vizioni i Pasdites” ajo rrëfeu kushtet në të cilat solli në jetë vajzën e saj Patricia, teksa theksoi se kjo erdhi për shkak të frikës që ndjente.

“Poshtë më kapi burri se unë isha shtatzanë, ndërsa kur kalova murin më pritën të tjerë. Nga frika e madhe më filluan dhimbjet e lindjes, se normalisht duhet ta kisha lindur vajzën më para. Goca lindi me dy kordona në qafë, dhe ishte shumë e vogël se lindi një muaj përpara. Placenta më doli pas 24 orësh. Nuk e dija se ishte lindja ime e parë”, shpjegoi ajo.

Që prej asaj kohe Valbona Maloku u zhvendos në Gjermani së bashku më bashkëshortin e saj, i cili vetëm 7 vite më pas humbi jetën, duke e lënë të vetme me dy fëmijë.

E lindi fëmijën brenda ambasadës,historia e rrallë e gruas shqiptare: Nga frika më nisën dhimbjet e lindjes shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy