minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
“E njihnin gjithë taksistët”, Zhaklin Lekatari “shpërthen” ndaj Albanos: Ka ofenduar veten e tij, duan vetëm vajza të mira për shtëpi - Struga.info


“E njihnin gjithë taksistët”, Zhaklin Lekatari “shpërthen” ndaj Albanos: Ka ofenduar veten e tij, duan vetëm vajza të mira për shtëpi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“E njihnin gjithë taksistët”, Zhaklin Lekatari “shpërthen” ndaj Albanos: Ka ofenduar veten e tij, duan vetëm vajza të mira për shtëpi

Një rrëfim i Albanos pak ditë më parë në “Ferma VIP” ka bërë bujë në rrjet. Aktori tregoi se pse është ndarë me ish-partneren.

E njihnin të gjithë kamarierët dhe taksistët e Tiranës. Tek taksia e 6 e kuptova dhe i thashë ik ti se po shkoj të marr makinën. E më tha çfarë ke, s’kalove bukur? E i thashë më mirë që mbaroi bukuria këtu. Të të njohin të gjithë taksistat është...”, ishte një pjesë e deklaratës së Albanos.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Zhaklin Lekatarit e cili është dhe një ndër feministet e njohura në vendin tonë. E ftuar në “Ferma Club”, Zhaklina ka deklaruar se Albano ka ofenduar veten e tij me këtë rrëfim.

Nuk habitem më nga kto shprehje mizogjine që tentojnë të ulin moralin e një gruaje. Që ulet nga një burrë që varet nga marrëdhëniet që ka pasur. Nuk më pëlqen fare që ekziston një model i vajzës së mirë dhe ajo është njeriu që fusim në shtëpi.

Advertisement

Nuk kam qenë dakord me deklaratat e Albanos dhe për një vajzë tjetër në emisionin e tij. Jam munduar të promovoj barazinë gjinore.

Përsa i përket deklaratës së Albanos ai ka ofenduar veten e vet, sepse ai e ka zgjedhur vetë këtë vajzë. Njëherë që ke bërë një vendim të gabuar. Jetojmë në një epok ku një element i vogël sjell pasoja fizike, mendore, psikologjike“, shpreher Zhaklin Lekatari./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy