E përqeshi e gjithë bota për këtë video, Dua Lipa flet për pasojat psikologjike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E përqeshi e gjithë bota për këtë video, Dua Lipa flet për pasojat psikologjike

Dua Lipa është kthyer në një ndër artistet më të suksesshme, fama e së cilës tejkaloi pritshmëritë pas publikimit të albumit të saj të parë. Një video e saj që u bë virale në rrjete sociale dhe u kthye në meme i ka shkaktuar këngëtares shqiptare probleme me shëndetin mendor.

Lidhur me këtë Dua ka folur në një intervistë që ka dhënë për revistën “Attitude” ku ka folur për ankthin që përjetoi.

Pasi videoja u bë virale, Lipa fitoi “Grammy-n” e saj të parë për “Artistja e rë më e mirë” dhe “Kënga më e mirë dance” në vitin 2019. “U përballa me bullizëm në fund të videos sime të parë dhe kjo më shkaktoi shumë ankth dhe më mërziti dhe më bëri të ndihesha se nuk isha mjaftueshëm e mirë e se nuk duhej të isha në skenë”, ka treguar Dua, duke shtuar: “Edhe pas Grammy, disa njerëz ishin si: ‘Epo, ajo nuk e meriton atë.”

Advertisement

Më tej, ajo shton se për shkak të videos krijoi reputacion të keq dhe se kishte frikë të performonte sërish në skenë. Megjithatë, ajo pranon se kjo sprovë e ka bërë atë të ndihet më e fortë. “Për një kohë të shkurtër më solli probleme me shëndetin mendor. Ngjitesha në skenë dhe nëse shikoja dikë duke më filmuar unë mendoja me vete ‘Po më filmojnë sepse duan ta mbajnë videon dhe kështu do qeshin me mua’”, thotë ndër të tjera Dua./ Living

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy