E shkuara e dhimbshme e ‘Komunikativit’/ Humbi të fejuarën në tragjedinë e Gërdecit, u gjet pas 19 ditësh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E shkuara e dhimbshme e ‘Komunikativit’/ Humbi të fejuarën në tragjedinë e Gërdecit, u gjet pas 19 ditësh

Ai njihet sot si “Komunikativi” pasi u bë viral me një video që qarkulloi në rrjetet sociale, por pak vetë e dinë të shkuarën e trishtë të Shkëlqim Prinit. I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus ai rrëfeu historinë e dhimbshme kur mori lajmin se e fejuara e tij kishte humbur jetën në tragjedinë e Gërdecit.

 “Pata fatin për të shkuar në Zvicër për një kurim më të specializuar sepse dhe mamin e kisha në gjendje kritike. Po të ishte këtu ndoshta mami nuk do të ishte gjallë. Por në Zvicër, kur shoqëroja mamanë, aty mora vesh dhe lajmin e hidhur për të fejuarën. Është gjetur pas 19 ditësh, e parafundit. Pas 20 ditësh kërkime për të mbijetuar apo viktima, e fejuara ime është gjetur e parafundit. Nuk kishte guxim askush të ma jepte lajmin, por ma dha babai im.” – shpreh Shkëlqimi.

Jeta u bë shumë e errët për Prinin pas humbjes së personit të zemrës, sa për të nuk kishte më dritë në fund të tunelit po të vazhdonte në Shqipëri. Prini tregon se si nisi sakrifica e madhe e tija për të lënë vendit e lindjes, në kërkim të një të ardhmeje më të mirë.

“Ku do të jetoj unë këtu, si do të jetoj unë këtu. Pasi personi që kisha në krah, nuk ishte më. Çdo gjë ishte shkatërruar plotësisht. Nuk zgjati shumë, një javë pasi mora guximin, kisha sjellë një biçikletë nga Zvicra dhe me atë vendosa të largohesha nga Shqipëria. Nuk doja t’ja dija se ku do të shkoja. Arrita në Kroaci pas 5 ditësh udhëtim me biçikletë. Aty më kapi policia dhe më kthyen.”

Advertisement

Por duket se jeta tashmë i ka buzëqeshur Shkëlqimit, i cili gëzon familjen e tij të madhe, 3 vajzat dhe bashkëshorten. Ai tashmë është bërë viral në rrjetet sociale falë karakterit të tij komik. Mjaftoi një video e tij live në Instagram për t’u bërë viral kërkesa e tij për një menazher me aftësi “komunikative” sikundër shpreh ai.

 “Riaktivizova Instagramin dhe fillova të reklamoj punën time. Para një muaji ndodh kjo pjesa e ‘komunikatives’. Kjo ndodhi sepse po kërkoja një menaxher faqeje, dola live në Instagram. Ishte komplet spontane, nuk prisja ta thoja siç e thashë edhe vetë. Madje dhe tani nuk e them dot ashtu siç e kam thënë aty”, përfundoi Shkëlqimi.

E shkuara e dhimbshme e ‘Komunikativit’/ Humbi të fejuarën në tragjedinë e Gërdecit, u gjet pas 19 ditësh shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy