Ekskluzive/ Sabri Fejzullahu zbulon datën e koncertit recital në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ekskluzive/ Sabri Fejzullahu zbulon datën e koncertit recital në Tiranë

Një lajm i mirë na vjen nga vetë këngëtari Sabri Fejzullahu, i cili i ftuar ditën e sotme në “Vizioni i Pasdites” zbuloi se së shpejti do të sjell për dashamirësit një koncert recital në Amfiteatrin e Liqenit Artificial të Tiranës. Sipas tij, ky koncert ende nuk ka një datë specifike por parashikohet rreth fundit të muajit gusht apo fillimit të shtatorit.

 

“Në 25 maj, në amfiteatër, kam pas për të bërë një koncert solistik me orkestër simfonike. Edhe do ta mbaj. Por sigurisht në fund të gusht ose në shtator.” – shpreh këngëtari dhe aktori i njohur.

 

Advertisement

Me një repertor prej 1087 këngësh, Sabriu thotë se në këtë koncert do të prezantohet tërësisht me muzikën e tij. Këtë koncert Fejzullahu tregon se e kishte planifikuar më 26 Maj, por u detyrua ta shtyjë në kohë.

 

“Koncert nis e sos me këngët e mia. Me gjithçka shquhem. Asnjëherë në jetë, qe 57 vite, nuk kam kënduar asnjë këngë të askujt, sepse nuk dua unë të humbas shijen dhe bukurinë që ja ka dhënë shpirti…” – tha Sabri Fejzullahu për Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy