Eva Alikaj tregon dhuratë e veçantë nga artisti i njohur, si e surprizoi Ndriçim Xhepa gjatë xhirimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Eva Alikaj tregon dhuratë e veçantë nga artisti i njohur, si e surprizoi Ndriçim Xhepa gjatë xhirimeve

E ftuar në emisionin “Living Room”, aktorja e njohur Eva Alikaj ka kujtuar me nostalgji fillimet e saj të karrierës, ku për herë të parë përmendi një detaj shumë interesant.

Ajo tha se kolegu i saj, aktori  Ndriçim Xhepa i ka dhuruar artistes një make up gjatë xhirimeve, kjo pasi Alikaj ishte shumë e fiksuar me kujdesit ndaj vetes.

Pjesë nga biseda:

Brunilda Lahe: Make up-et ku i gjeje?

Advertisement

Eva Alikaj: Më kujtohet më ka dhuruar njëherë Çimi një make up bojëqejlli, një të vogël, tek filmi “Njeriu i Mirë”. Mbase ja ka marrë Margaritës se unë sa kisha filluar në teatër. Me atë lyhesha pak tek sytë

Brunilda Lahe: Kaq mjaftonte

Eva Alikaj: Po, edhe pak buzët

E pyetur nga moderatorja Brunilda Lahe se ku i gjente veshjet e veçanta dhe pak të guximshme për atë kohë, aktroja tregoi se i bënte vetë. Ajo tha se ka pasur një natyrë pak rebele, por kjo ishte karakteristikë e veçantë për të, pasi publiku ishte marrosur me aktoren.

Advertisement

Brunilda Lahe: Po ato veshjet, me ato xhinset pak më ndryshe se vajzat e tjera, si e huaj, ku i gjeje?

Eva Alikaj: I bëja vetë

Brunilda Lahe: Ashtu?

Eva Alikaj: Po

Advertisement

Brunilda Lahe: Po xhinset ku i gjeje?

Eva Alikaj: Kisha unë atë kohë, isha pak rebele atë kohë

Brunilda Lahe: Kishte përjashtime për ju aktorët?

Eva Alikaj: Po ku diun më lejonim mua, kisha naze unë

Advertisement

Brunilda Lahe: Dhe dole e veshur ashtu nuk të pengonin

Eva Alikaj: Po, ca pensionistë janë ankuar, thanë çfarë është kjo. Por, populli ishin marrosur, ashtu më donin. /vizionplus.tv

View this post on Instagram

Advertisement

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

View this post on Instagram

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy