Fansat e akuzojnë për racizëm, Kim Kardashian nuk e ka punën aspak mirë (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fansat e akuzojnë për racizëm, Kim Kardashian nuk e ka punën aspak mirë (FOTO)

Pak ditë më parë ylli televiziv, Kim Kardashian, prezantoi linjën e saj më të re të maskave mbrojtëse kundër Covid-19. Këto maska vinin në 5 nuanca për tonalitetet e ndryshme të lëkurave.

Por duket se fansat nuk e kanë pritur edhe aq mirë.

Në faqen zyrtare të yllit të “KUWTK”, ndjekësit kanë shpërthyer në akuza për faktin se Kim Kardashian është treguar raciste përsa i përket maskës së zezë.

Advertisement

Për femrat me ngjyrë, Kim kishte zgjedhur një maskë në ngjyrë të zezë, ndërkohë që ngjyrat më të hapura janë përshtatur tamam me lëkurën e njerëzve të bardhë.

Njerëzit e kanë quajtur këtë veprim ofendues dhe racist, duke u shprehur se ngjyra e zezë nuk quhej “nude” për gratë me ngjyrë.

Ata kanë pretenduar për një ngjyrë në nuancë më të çelët, të paktën kafe, që t’i përshtatet ngjyrës së lëkurës së tyre.

Mirëpo, Kim ende nuk ka reaguar pas këtyre akuzave dhe me siguri po shpreson që shitjet të mos i lëkunden ndjeshëm pas këtij gabimi!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy