Fëmija i tyre ndërroi jetë pak ditë më parë, këngëtari i njohur i bën dedikimin e ndjerë bashkëshortes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fëmija i tyre ndërroi jetë pak ditë më parë, këngëtari i njohur i bën dedikimin e ndjerë bashkëshortes

Një ngjarje shumë e rëndë ishte ajo e pak ditëve më parë ku çifti shumë i njohur Chrissy Teigen dhe John Legend ndan lajmin e trishtë që fëmija i tyre i tretë nuk mundi të jetonte si pasojë e një hemorragjie. Kjo situatë preku zemrat e milionave njerëzve dhe që nga ajo ditë ccifti vendosi të rrinte larg mediave sociale në mënyrë që të përballonin situatën e rëndë.

Pas kësaj ngjarje të trishtë, John Legend, është ngjitur për herë të parë në skenë për eventin e “Billboard Music Awards”. Këngëtari u prezantua nga kolegia e tij, Kelly Clarkson, e cila u shpreh se këto kohë zemrat e të gjithëve janë me familjen e tij.

Performancën e tij, John ja dedikoi bashkëshortes, duke u shprehur: “Kjo është për Chrissy-n”, përpara se të niste të këndonte “Never break”. Hitin e tij ai e këndoi ulur në një piano dhe pas performancës prekëse nisën postimet mbështetëse nga fansat e tij në rrjete sociale./ Living

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy