Fermerët bëhen gati për spektaklin e madh, çfarë pritet të ndodhë?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fermerët bëhen gati për spektaklin e madh, çfarë pritet të ndodhë?

Fermerët kanë filluar të përgatiten për mbrëmjen e spektaklit të “Ferma VIP” që nis në orën 21:00 në ekranin e Vizion Plus, ku do të ketë dy hyrje të reja.

Ndërsa vijon ende televotimi për fermerin apo fermeren që do të largohet sonte nga gara, Niko Komani apo Rigelsa Cybi.

Përmes rrëfimeve, komenteve, artit, pasioneve, raportit mes njëri tjetrit dhe mallit për jetën që lanë pas, personazhet e fermës VIP, gjatë këtyre ditëve  i kanë dhuruar publikut të gjitha ngjyrat e një bashkëjetese model. Por rrjedha e lojës shumë shpejt do të marrë tjetër drejtim.

Ndërkohë në mbrëmjen e gjatë që na pret, veç të tjerash do të mbetet surprizë edhe interpretimi i komedisë muzikore “Mama Mia” në versionin e fermerëve. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy