Florian Binaj përgënjeshtron lajmet se ka infektuar një gazetar të Report TV (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Florian Binaj përgënjeshtron lajmet se ka infektuar një gazetar të Report TV (FOTO)

Florian Binaj përgënjeshtron lajmet se ka infektuar një gazetar të Report TV (FOTO)

Vetëm dy ditë më parë, aktori i njohur Florjan Binaj, zbuloi përmes një postimi në rrjetet sociale se është i infektuar me Covid-19. Ai u shpreh se testi i ka rezultuar pozitiv, por nuk ka shfaqur asnjë shenjë apo simptomë.

Ndërkohë ditën e sotme, aktori ka reaguar për lajmet e publikuara në media rreth infektimit të tij me koronavirus.

Nisur nga lajmi se Binaj ka qenë në Përmet dhe ka takuar një person në një festë, ai kundërshton që të ketë qenë në këtë qytet para një jave. Madje thekson se atje ka shkuar më datë 7 qershor dhe shton se nuk ka qenë në asnjë festë, dhe s’ka takuar asnjë person që nuk njeh.

Advertisement

Më tej ai ka thënë se kjo është një lojë e shpifur, dashakeqëse dhe e turpshme. Në fund ai thotë se e vërteta do të dalë në shesh dhe shumë shpejt “Report Tv” do të përballe në gjykatë me të.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy