
Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka festuar datëlindjen e motrës së saj, Elena Ora, datë e cila pëkon me përvjetorin e ndarjes nga jeta të gjyshit të saj.
Rita ka publikuar një foto të gjyshit të saj në “Insta story” me një mbishkrim në gjuhën shqipe: “Gjyshi, të dua shumë!”
Ndërkohë, në postimet e tjera, këngëtarja ka shpërndarë edhe disa momente të bukura që ka kaluar me të motrën.
Advertisement
“Jam e lumtur çfarë kemi arritur bashkë. Faleminderit që je gjithmonë aty për mua”, shkroi Rita.