FOTO/ Të gjithë sytë te Bella Hadid, modelja rikthehet në tapetin e kuq të Kanës me fustanin transparent

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FOTO/ Të gjithë sytë te Bella Hadid, modelja rikthehet në tapetin e kuq të Kanës me fustanin transparent

Bella Hadid u rikthye në tapetin e kuq të Kanës sivjet e veshur me një nga tendencat më të nxehta të sezonit, transparencën. Duke zgjedhur një fustan ngjyrë kafe të tejdukshme me një dekolte të hapu, modelja e nxorri në pah fustanin në mënyrën e saj unike.

Pamja është nga koleksioni vjeshtë/dimër 2024 i Saint Laurent nga Anthony Vaccarello .

Trendi transparent/tejdukshëm, i cili ka dominuar në tapetet e kuq vitin e fundit, ishte tema kryesore e koleksionit vjeshtë/dimër 2024 të shtëpisë së Saint Laurent . Madje, vetë drejtori artistik kishte përmendur “Doja të bëja diçka shumë të brishtë”.

Advertisement

Modelja zgjodhi një grim mbresëlënës duke theksuar sytë dhe një palë vathë dhe unaza të ndezura nga Chopard. Flokët e saj ishin stiluar me valë elegante.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy