Fustani i bardhë ngel në hije, ky është detaji pikant që tërhoqi vëmendjen në dasmën e Laura Pausin-it

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fustani i bardhë ngel në hije, ky është detaji pikant që tërhoqi vëmendjen në dasmën e Laura Pausin-it

Nëse mendoni që “Dashuritë e mëdha nuk veshin fustane nusërie”, gaboheni, Laura Pausini-t iu deshën plot 18 vjet për t’i provuar emocionet nën petkun e tij. Këngëtarja e njohur e “Tra te e il mare”, “La solitudine” apo “Strani amori” i ka thënë dje “Po” partnerit të saj Paolo Corta, në një ceremoni intime e rrethuar nga familjarët dhe miqtë më të dashur.

 

Artistja e suksesshme ka ndarë fotot e para të ceremonisë në Instagram-in e saj, ku sigurisht ajo që tërhoqi vëmendjen ishte kombinimi i fustani të bardhë prej fildishi me një xhaketë elegante. Ndërkohë Paola, dëshmitarja speciale e prindërve të saj, mbante veshur gjithashtu një fustan të bardhë. Pa harruar të përmendim buqetën e nuses me lule prej letre.

 

Advertisement

Fustani i bardhë ngel në hije, ky është detaji pikant

 

Fustani i bardhë ngel në hije, ky është detaji pikant

 

Advertisement

Mes fotove të ndryshme që kanë qarkulluar kudo në shtypin italian gjatë 24 orëve të fundit, shfaqen edhe unazat e martesës, me një dizajn të thjeshtë, por me ngjyrë të pazakontë: të zeza.

 

Fustani i bardhë ngel në hije, ky është detaji pikant

 

Advertisement

Unazat e zeza prej titani dhe tungsteni janë një nga trendet më IN të dasmave këto vitet e fundit. Ato janë shumë të lehta për t’u mbajtur dhe mbi të gjitha jo konvencionale. Forca e titanit praktikisht është një metaforë e bashkimit mes dy bashkëshortëve të gatshëm për t’u bërë ballë vështirësive./Living/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy