minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Gati 20 vjet pas ndarjes, fansat duan që Justin t’i kërkojë publikisht falje Britney-t - Struga.info


Gati 20 vjet pas ndarjes, fansat duan që Justin t’i kërkojë publikisht falje Britney-t

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gati 20 vjet pas ndarjes, fansat duan që Justin t’i kërkojë publikisht falje Britney-t

Pas transmetimit të dokumentarit ‘Framing Britney’ më datë 5 shkurt, njerëzit po kërkojnë që Justin Timberlake t’i kërkojë falje Britney Spears pasi historia e vërtetë e ndarjes së tyre nuk ishte siç i ishte servirur publikut.

Fansat janë fokusuar në pjesën e dokumentarit që trajton lidhjen e tyre në vitet 1998-2002. Pas kësj ndarjeje, fama e  këngëtares pësoi një goditje të madhe, pasi sipas dokumentarit, Justin i kishte orientuar thashethemet drejt idesë se Spears e kishte tradhtuar, prandaj publiku e kryqëzoi atë.

Por ky dokumentar ka hedhur një dritë të re mbi marrëdhënien e tyre. Në të tregohej një episod sesi Justin tallej rreth marrëdhënieve seksuale me Britneyn në një intervistë në radio pak kohë pas ndarjes së tyre dhe kjo i ka mërzitur më shumë njerëzit.

Në vitin 2006, kur Britney po përballej me divorcin dhe problemet me alkoolin, Justin publikoi këngën ‘What goes around, comes a round’. Për publikun viktima e vërtetë në histori është Britney dhe jo ish-i i saj, siç është besuar gjithmonë./ Living

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy