Gëzim Kame demode? Flet i biri: Shpresoj t’i ngjaj atij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gëzim Kame demode? Flet i biri: Shpresoj t’i ngjaj atij

Aktori dhe regjisori Genti Kame, pjesë e sitkomit “Familja Kuqezi” që transmetohet në Vizion Plus, këtë mbrëmje ishte i ftuar në “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj. Aktori ka rrëfyer në studio se pse e ka quajtur të atin demode, përmes një urimi që i ka bërë për ditëlindje disa kohë më parë.

Pranvera Borakaj: Në një urim që ke bërë në një nga ditëlindjet e Gëzimit, para disa vitesh, e ke quajtur prind demode. Më ka pëlqyer arsyetimi pse e ke quajtur të tillë. Pse është prind demode?

Genti Kame: Fjala vetë e tregon, nuk ecën me kohën, nuk ecën me trendin e kohës. Është një nga ata persona që ka ende vlera, të cilat sot konsiderohen të tejkaluara, vlera që konsiderohen të dala mode, që konsiderohen të vjetëruara. Pra është një nga ata njerëz, unë shpresoj t’i ngjaj atij, dhe shumë personave të tjerë që njoh jo vetëm të asaj periudhe, por ka dhe sot njerëz të tillë, të cilët çojnë përpara identitetin e një kombi, duke u mbajtur te këto vlera.

Pranvera Borakaj: Preferoi të bente artin e tij dhe jo para, sepse vendoi të ndërtonte teatër dhe jo shtëpi, sepse darkat i kalon me miq, shokët de kolegët dhe jo me ortakë biznesi dhe mbledhje partish politike, sepse tha gjithmonë të vërtetën pa u përlyer duke vënë nderin mbi paranë, emrin mbi përfitimin, burrërinë mbi sharlantizmin duke rendur pas vlerës dhe jo modës. Sot që jam prind vetë po kujtoj se çfarë më la si trashëgimi dhe amanet. Ndiq rrugën tënde drejt si burrë. Më pëlqeu shumë kjo fraza e fundit./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy