Gjergj Zaharia mohon akuzat e Princ Lekës: Jam 70 e ca vjeç! Nuk mund ta dhunoj, është 2 metra

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjergj Zaharia mohon akuzat e Princ Lekës: Jam 70 e ca vjeç! Nuk mund ta dhunoj, është 2 metra

Gjergj Zaharia ka hedhur poshtë akuzat e Princ Lekës. Babai i Elia Zaharisë ka mohuar në polici të ketë sulmuar Princin duke deklaruar se është i moshuar dhe kjo nuk është e mundur fizikisht.

“Princi ishte i dhunshëm ndaj meje dhe më ka folur me një gjuhë të ashpër. Nuk e kam dhunuar, vetëm jam mbrojtur. Unë jam 70 e kusur vjeç dhe nuk qëndroj dot në këmbët e mia, jo më të godas me shkelma princin që është 2 metra i gjatë”, thotë Gjergj Zaharia.

Princ Leka dhe Elia Zaharia janë në proces divorci, pas 7 vitesh martesë dhe më shumë se një dekadë histori dashurie. Ndërkohë që vajza e tyre, Geraldina Zogu është në kujdestarinë e të ëmës, Princ Leka po shijon romancën me fotografen Blerta Celibashi./vizionplus.tv

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy