“GRUA” thyen rekordin me mbi 2 milionë shikues, nga sonte premierë në Vizion Plus

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“GRUA” thyen rekordin me mbi 2 milionë shikues, nga sonte premierë në Vizion Plus

“GRUA” është seriali dramatik turk qe nis sot rrugetimin e tij ne “Vizion Plus”. I cilesuar si nje ndër më të suksesshmit e viteve të fundit dhe fitues i disa çmimeve të rëndësishme në kinematografinë turke, si: aktorja më e mirë e serialeve, seriali më i mirë i vitit…etj.

Seriali ka në qendër të tij një grua, Baharin, nënë e dy fëmijëve, Nisanit dhe Dorukut. Në serial, Bahari, një grua e bukur, në të tridhjetat, martohet me dashurinë e jetës së saj, Sarp Çeshmelinë (Caner Cindoruk) dhe lind një vajzë, Nisanin. Më pas, ndërsa është në pritje të fëmijës së dytë, Sarpi zhduket në një traget, në rrethana misterioze.

Advertisement

Seriali “Kadin” ka për qëllim të portretizojë personazhe të vërteta, nga jeta e vërtetë. Ndjeshmëria dhe realizmi që përçon seriali e bëjnë atë shumë të ndier dhe të dashur për teleshikuesin. Pikërisht ky duket se është edhe sekreti i tij.

Seriali “Grua” vazhdon transmetimin me sukses ne kanalin Antena 3 ne Spanje. Kjo e hënë ka shënuar një tjetër rekord të ri për serialin, duke thyer për herë të parë barrierën e 2 milionë shikuesve (2,089,000). Ishte më i ndjekuri i mbremjes dhe mbizotëroi mbi programet e tjera konkurruese: Idol Kids (1,753,000) në Telecinco dhe HIT (1,485,000) në La 1.

Advertisement

Interesant është fakti që për shkak të kohëzgjatjes së serive deri në orën 1:30 pas mesnate, të gjithë të apasionuarit e këtij seriali kanë qëndruar zgjuar për tre netë me radhë, të hënën, të marten dhe të mërkurën. Kjo ka ndikuar në performancën e tyre në punë. Antena 3 vendosi t’i japë zgjidhje këtij problem: nga kjo e hënë, kohëzgjatja e episodeve u bë 70 minuta, duke bërë që ata të përfundojnë një orë më herët, 00:30.

I gjithë ky ndryshim iu atribua kërkesave të shikuesve, pasi “Grua” nuk është një serial ku episodet kanë një kohëzgjatje të përcaktuar, por që mund të ndryshojë në varësi të kërkesave të audiencës. Ky gjest u vlerësua pozitivisht.

Advertisement

Kjo ishte çka u tha, por në të vërtetë, ajo që ndodhi ishte që një kapitull u nda në dy pjesë, dhe në këtë mënyrë, kohëzgjatja u shkurtua, duke kënaqur kështu adhuruesit, ndërkohë që u dyfishua numri i episodeve në transmetim, duke bërë që forca konkurruese e tij të zgjatet në kohë. Kjo do të kënaqë adhuruesit e Mujer, të cilët do të mund të ndjekin serialin e tyre të preferuar për një kohë më të gjatë.

Nga sonte mbrëma, fenomeni turk do të jetë pjesë e ekranit të “Vizion Plus” çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 17:00.

“GRUA” thyen rekordin me mbi 2 milionë shikues, nga sonte premierë në Vizion Plus shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy