Historia përsëritet/ Çfarë po i ndodh Almedës në ditët e fundit të shtatzënisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në janar të këtij viti, Almeda Abazi zbuloi përmes një postimi shumë të ëmbël përkrah bashkëshortit të saj, Tolgahan Sayisman, se do të bëhet sërish nënë. Më pas dy aktorët zbuluan gjininë e fëmijës në një festë të vogël familjare që organizuan në shtëpi. Çifti së shpejti do të bekohen me një vajzë që kanë vendosur ta quajnë Alina.

Ish-miss Shqipëria, Almeda Abazi është në ditët e fundit të shtatzënisë, të cilat nuk po i përjeton aq mirë. Përmes një videoje në Instastory ka ndarë me ndjekësit shqetësimet në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, një déjà vu që i ka ndodhur edhe më parë.

Advertisement

Almeda ka treguar se po i ndodh e njëjta gjë si në shtatzëninë me Efen. Almeda tregon se tashmë ka nisur të mos flejë dot më dhe mendon se trupi po e përgatit për t’u mësuar me pagjumësinë pas lindjes. A është normale? Kjo është pyetja që i bën aktorja ndjekësve të saj, teksa flet shqip në video./ Living

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy