I jepnin ilaçe me forcë dhe e survejonin gjatë momenteve intime, detaje shokuese nga kujdestaria e Britney

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I jepnin ilaçe me forcë dhe e survejonin gjatë momenteve intime, detaje shokuese nga kujdestaria e Britney

Kalvari i çështjes së kujdestarisë së Britney Spears po vjen drejt fundit e ndërkohë që këngëtarja pritet të fitojë lirinë e saj, detaje të tjera shokuese kanë dalë në dritë. Sipas raportimeve që kanë bërë disa medie të huaja, çdo veprim i Spears monitorohej nga i ati i saj dhe kompania e sigurisë të cilën ai kishte punësuar për të “mbrojtur” yllin e pop-it.

 

Ata e detyronin të merrtë ilaçe me forcë, kontrollonin bisedat e saj, si dhe regjistronin fshehurazi në dhomën e saj edhe kur ajo ishte me të dashurin, duke shkelur plotësisht privatësinë e këngëtares.

 

Advertisement

Alex Vlasov, një ish-punonjës i kompanisë së sigurisë që kujdesej për të, ka vendosur të zbulojë mënyrën shokuese si kontrollohej cdo veprim i Britney Spears, për plot 13 vite. Deklarat e tij janë dhënë për dokumentarin mbi jetën e këngëtares “Framing Britney Spears” dhe janë vërtetuar me email-e, mesazhe dhe regjistrime në të cilat ai kishte akses përgjatë 9 viteve si drejtues i sigurisë kibernetike, Black Box. “Ajo nuk trajtohej si qenie njerëzore”, tregoi Vlasov.

 

Avokati i babait të Spears, u justifikuar duke thënë se çdo veprim ishte brenda parametrave të fuqisë së vendosur nga Gjykata për kujdestarinë e saj./ Living

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy