Iva Tiço flet për gjermanin që i “rrëmbeu” zemrën: Kemi gjetur fatin te njëri-tjetri (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Iva Tiço flet për gjermanin që i “rrëmbeu” zemrën: Kemi gjetur fatin te njëri-tjetri (FOTO)

Iva Tiço flet për gjermanin që i “rrëmbeu” zemrën: Kemi gjetur fatin te njëri-tjetri (FOTO)Gazetarja e njohur, Iva Tiço, duket se ka gjetur dashurinë e jetës së saj. Më herët ajo ka zbuluar se është në lidhje më një gjerman dhe kanë “gjetur fatin tek njëri-tjetri”.

Ndërsa e ftuar në emisionin “Rudina”, Iva Tiço u shpreh se është shumë me fat për partnerin që ka në krahë.

Ajo foli për planet e martesës duke thënë se ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë.

“Nuk e di. Ka ditë që them po e dua, do ta bëj. Ka ditë që them nuk do ta bëj. Pastaj them nuk i dihet çfarë del, kismet e shëndet. Nëse janë për tu bërë do bëhen të gjitha. Kam pasur fat me partnerin që kam. Kemi gjetur fatin tek njëri-tjetrin”, tha gazetarja.

Advertisement

Ndërsa përsa i përket planeve për të pasur një fëmijë tregoi: “Jo nuk kemi diskutuar temën për fëmijën, nëse do vijë do vijë do jetë i mirëpritur, nëse nuk do vijë s’do ketë asnjë lloj problemi. Askush nga ne nuk është i fiksuar që ta ketë lidhjen në këtë funksion, që duhet të na lidhë një fëmijë patjetër. Por të vijë do jetë i mirëpritur”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy