“Jam njeriu i dytë më i urryer në Shqipëri, pas Radojiçiç”/ Bogdo reagon pas “kryqëzimit” në rrjet: Ishte vetëm një batutë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Jam njeriu i dytë më i urryer në Shqipëri, pas Radojiçiç”/ Bogdo reagon pas “kryqëzimit” në rrjet: Ishte vetëm një batutë

Aktori Alban Bogdo ka reaguar pas “kryqëzimit” në rrjet pas deklaratës së tij për këngëtaren Beatrix Ramosaj.

 

Bogdo, në emisionin “7pa5” tha se ajo ishte thjeshtë një batutë e momentit, por keqinterpretimi mediatik e nxorri nga konteksti.

 

Advertisement

Aktori shtoi se sot ai është njeriu i parë më i urryer në Ballkan në rrjetet sociale dhe i dyti mbas Milan Radojiçiç.

 

Fatkeqësisht të gjithë këto gjëra u eklipsuan nga një fatkeqësi mediatike që ishte keqinterpretimi dhe shtrëmbërimi e nxjerrja nga konteksti e një batute për të qeshur, e cila mori dhenë dhe u bë tragjedi kombëtare. Ndërkohë që po ndodhin tragjedi kombëtare të vërteta, unë jam njeriu i parë më i urryer në Ballkan në rrjetet sociale, i dyti mbas atij Milan Radojiçic”, tha aktori.

 

Advertisement

Bogdo shtoi më tej se nuk ka dëgjuar në asnjë vend tjetër një revoltë kaq të madhe popullore, vetëm për një batutë.

 

Nuk kam dëgjuar asnjëherë në asnjë vend të botës një revoltë të tillë popullore kundër një njeriu që në fund të ditës ishte një batutë për të qeshur kaq”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy