“Janë shpifje dhe trillime”/ Çfarë e ka acaruar aq shumë vëllain e princeshë Dianës?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Janë shpifje dhe trillime”/ Çfarë e ka acaruar aq shumë vëllain e princeshë Dianës?

Sezoni i katërt i serialit të famshëm “The Crown” ka nisur tashmë në Netflix dhe jeta e familjes mbretërore po komentohet në mbarë botën. Mirëpo, vëllai i Princeshë Diana-s, Charles Spencer, nuk është aspak dakord me ngjarjet që po transmetohen në serial.

Ai ka paralajmëruar publikun se seriali është trillim dhe ngjarjet që po jepen nuk janë të vërteta, megjithëse historia në tërësi është e tillë. Gjatë sezonit të katërt të “The Crown” janë paraqitur sërish intrigat në të cilat është përfshirë Princesha, ndërsa Charles është shprehur:

“Seriali e ka bazën mbi faktet, mirëpo pjesët e rëndësishme ndërmjet nuk janë fakte. Producentët më kanë lutur që të xhironin në shtëpinë tonë familjare, por nuk e kam miratuar këtë. Më shqetëson fakti që njerëzit duke e shikuar serialin do të harrojnë se e gjitha është trillim. Një pjesë e publikut e përjeton serialin si mësim të historisë, që në fakt nuk është dhe është detyrë e imja që t’i paralajmëroj për këtë.”- është shprehur vëllai i Princeshë Diana-s.

Disa ditë më parë, ai kujtoi motrën e ndjerë me një foto të vjetër në Twitter, ku publikoi një foto të rrallë të Diana-s në moshë të vogël./ Living

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy