Të gjithë kemi tendencën në ditët e sotme që të përdorim produktet e fundit të cilat bazohen në teknologjinë më të re për heqjen e rrudhave, hidratimin e fytyrës etj etj.
Ka disa personazhe që janë dhe shumë të njohur të cilët kanë shprehur në intervista se ende përdorin truket e gjysheve në kujdesin e fytyrës.
Një nga këto është dhe aktorja jennifer Aniston. Ajo ka thënë në një intervistë se për rrudhat e syve përdor vazelinën në vend të kremit. Ajo është e sigurt që kjo e ndihmon për zhdukjen e rrudhave.
Personazhe të tjerë që ende përdorin sekretet e gjysheve janë:
Catherine Zeta-Jones i shpëlan flokët me birrë, pasi përmban vitaminë B dhe është thelbësore për të pasur flokë të shëndetshëm.
Halle Berry bën scrub me kokrrat e kafesë.
Hilary Duff e shpëlan fytyrën me ujë trëndafili para se të vendosë hidratuesin.
Miranda Kerr përdor balsam buzësh përreth syve të saj, në vend të highlighter-it. Kjo gjë u jep syve një pamje më natyrale.
Mariah Carey përdor shkëlqyes buzësh me mente për një efekt më volumizues për buzët.
Emma Stone përdor vajin e farave të rrushit në vend të hidratuesit./ Living