Ju ka munguar? Ka shumë vite larg skenës, por Ledina Çelo ka një super surprizë… (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ju ka munguar? Ka shumë vite larg skenës, por Ledina Çelo ka një super surprizë… (FOTO)

Ka disa vite që ajo është larguar nga skena dhe prej disa kohësh jeton në Gjermani, aty ku ka krijuar edhe familjen. Por këngëtarja e njohur, Ledina Çelo, i ka surprizuar fansat së fundmi teksa ka dhënë një lajm shumë të bukur.

Disa javë më parë, ajo ka ndarë në rrjetet sociale momente të ndryshme në skenë duke treguar se i mungon shumë ajo ndjesi, ndërsa së fundmi ka zbuluar se po punon për një projekt të ri.

“Së shpejti”, ka shkruar Ledina krah fotos së shkrepur në një studio muzikore.

Advertisement

Nuk dihet nëse këngëtarja do të sjellë një baladë apo muzikë plot ritme për muajt e verës, por këtë pritet ta zbulojë vetë Ledina në ditët në vazhdim.

Ndjekësit e saj e kanë pëlqyer shumë foton si dhe i komentojnë se me zor po presin që ajo të publikojë projektin më të ri, pas kaq shumë kohësh larg muzikës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy