
Le ta pranojmë! Të gjithë e mbajmë mend në rolin e saj si Gaviota në telenovelën meksikane të viteve 2000, ‘Dashuri dhe Tekila’, që gozhdoi teleshikuesit e Vizion Plus për gati 1 vit.
Angelica Riviera, aktorja që luajti rolin e Gaviotës u largua nga aktrimi pasi nw 2010 martua me presidentin e Meksikës, Enrique Pena Nieto, duke u bërë zonja e parë e vendit. Kjo martesë ishte e dytapër secilin. Nga martesa e mëparshme, Angelica ka edhe një vajzë.
Por në 2019, dy muaj pas përfundimit të mandatit të tij presidencial, aktorja njoftoi divorcin nga bashkëshorti i saj, Enrique Pena Nieto. Kjo ndarje u shoqërua edhe me shumë akuza se si Presidenti dhe aktorja kishin shfrtëzuar martesën për marketingun e tyre personal.
Ish-presidenti maksikan, Niento u largua nga detyra me një sër skandalesh, ndërkohë që prokurorët në Meksikë kanë hapur një hetim korrupsioni kundër tij.
Pas divorcit, aktorja u largua nga çdodalje publike. Por së fundmi në mediat meksikane po bën bujë lajmi se “Gaviota” do t’i rikthehet aktrimit. Edhe vajza e saj Sofía Castro siguroi se nëna e saj ishte gati të prezantonte një projekt . Kështu, u bë e ditur se ish-zonja e parë meksikane tashmë po regjistronte një projekt për Telemundo, ku mori pjesë edhe Danilo Carrera ./vizionplus.tv