“Ka qenë paksa tragjike”, këngëtarja shqiptare zbulon si e kaloi karantinën me 3 fëmijët dhe… (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ka qenë paksa tragjike”, këngëtarja shqiptare zbulon si e kaloi karantinën me 3 fëmijët dhe… (FOTO)

“Ka qenë paksa tragjike”, këngëtarja shqiptare zbulon si e kaloi karantinën me 3 fëmijët dhe… (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Arta Bajrami, ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5”, ku zbuloi se si i ka kaluar këto ditë izolimi me bashkëshortin dhe 3 fëmijët e saj.

Gjithashtu ajo foli edhe për këngën e re “Pse mu” dhe projektet e tjera muzikore.

“Pse mu”, si ide e kemi nisur nga stina e dimrit, kemi punuar në të, kemi bërë pak pushim si pasojë e Covid-19 dhe erdhi momenti për ta publikuar.

Advertisement

Në fakt isha pak skeptike për këtë këngë, për faktin e zhanrit, pasi unë doja diçka më ritmike. Por këmbëngulën dhe doli shumë e suksesshme. Por kemi edhe shumë demo të tjera për të cilat po punojmë në studio”, tha Arta përsa i përket projekteve muzikore.

Ndërsa në lidhje me familjen ajo tha: “Kam kaluar më shumë kohë më fëmijët dhe kohën e kam kaluar më shumë në kuzhinë. Kam bërë edhe eksperimente”, u shpreh këngëtarja.

Kur moderatorja e pyet se si e priti izolimin ajo u shpreh: “Nuk dija cfarë përfundimi do kishte. Nuk e denim sa do zgjaste dhe a do na prekte. Ditët e para kanë qenë paksa tragjike. Por tani jemi më qetë dhe më të sigurtë”.

Ndërsa në lidhje me bashkëshortin shtoi: “Ai është shumë i mirë në kuzhinë, në ato internacionali. Kur duam diçka më të shëndetshme gatuan ai. Më ndihmon shumë edhe me fëmijët. Kam 10 vite me të, në 2009 jam martuar”, tha Arta.

Advertisement

“Në dhjetor jemi njohur e në janar jemi fejuar. Ka qenë dashuri shumë e fortë. Kanë shukuar gjërat shumë mirë. Mundesh që në fillim me e kuptu nëse shkon me dikë apo jo”, tha ajo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy