Këngëtari i famshëm “i zhytur” në borxhe, 45 milionë euro detyrime për shkak të bixhozit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Këngëtari i famshëm “i zhytur” në borxhe, 45 milionë euro detyrime për shkak të bixhozit

Bruno Mars, kantautori i njohur amerikan, ka korrur sukses të madh në industrinë e muzikës, duke fituar vlerësime dhe duke grumbulluar pasuri të konsiderueshme gjatë karrierës së tij të shquar.

Megjithatë, raportet e fundit kanë hedhur dritë mbi një borxh të konsiderueshëm që artisti i njohur i ka MGM Grand Casino.

45 milionë euro është borxhi që kantautori i famshëm, Bruno Mars, i ka kazinosë MGM Grand në Las Vegas. Kjo shifër është e akumuluar që nga viti 2016. Mediat e huaja shkruajnë se për shkak të pasionit për lojërat e fatit, ylli i muzikës pritet të kthejë më shumë para se sa ka fituar.

“News Nation” shkruan se borxhi është thuajse i barabartë me vlerën e rezidencës së Bruno Mars në Mar-a-Lago.

Advertisement

Ndërkohë në vitin 2016, këngëtari i hitit “Locked out of heaven” nënshkroi një marrëveshje qëndrimi me kompaninë argëtuese, e cila tashmë ka hyrë në vitin e nëntë.

Mars duhej të përfundonte shfaqjet e tij në Las Vegas në gusht të vitit 2023, por kontrata e tij u zgjat deri në vitin 2024. Deri më tani këngëtari hauaian ka performuar në rreth 100 shfaqje në “Qytetin e Mëkateve”.

Në vitin e ri, nga qershori deri në shtator, 12 evente janë planifikuar në Dolby Live në Las Vegas, në të cilat ka fituar 82 milionë euro në vit. Bruno Mars ka shitur më shumë se 18 milionë albume dhe 105 milionë këngë në mbarë botën. Në një sërë intervistash në të kaluarën këngëtari nuk e kishte fshehur pasionin e tij për lojërat e fatit, veçanërisht pokerin. Ai kishte rrëfyer se kishte filluar të luante që në moshën 19-vjeçare kur ishte ende i panjohur në botën e muzikës./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy