Këngëtarja e njohur kërkon divorcin nga bashkëshorti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Këngëtarja e njohur kërkon divorcin nga bashkëshorti

Cardi B ka pushtuar mediat në 24 orët e fundit me kërkesën e divorcit ndaj reperit Offset.

E ndërsa ndarja e tyre u bë tema më e diskutuar, këngëtarja, pasditen e 1 gushtit njoftoi se është shtatzënë, me fotot dhe një mesazh të gjatë.

TMZ citon burime që thonë se ndarja nuk ka të bëjë me tradhtinë, por të dy janë të ndarë për një kohë të gjatë.

“Edhe pse u përpoqën të gjenin njëri-tjetrin në fillim të vitit, ata dështuan pasi distanca mes tyre vazhdonte të rritej”, shkruan TMZ.

Advertisement

Ndarja e saj thuhet se konfirmohet nga vetë ajo me njoftimin e shtatzënisë, ku shkruan: “Me çdo fund vjen një fillim i ri!”

Cardi B shkroi, duke iu drejtuar foshnjës së saj ende të palindur: “Jam shumë mirënjohëse që e kam ndarë këtë herë me ty, më ke sjellë më shumë dashuri, më shumë jetë dhe mbi të gjitha forcë! Më kujtove se mund t’i kem të gjitha! Më kujtove se kurrë nuk duhet të zgjedh mes jetës sime, dashurisë dhe pasionit tim! Të dua shumë dhe mezi pres të shoh se çfarë më ke ndihmuar të arrij, çfarë më ke shtyrë të bëj! Është shumë më e lehtë të pranosh kthesat dhe sprovat e jetës, por ti, vëllai yt dhe motra jote më kanë treguar pse ia vlen t’ia dalësh.” /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy